Bartësi i listës në njësinë e I-rë zgjedhore nga rradhët e BDI-së Izet Mexhiti sot takim ka pasur me pensionistët në qytetin e Shkupit, ku para tyre ka elaboruar të arrriturat e subjektit që përfaqëson si dhe planet për një qeverisje të ardhëshme ku pensionistët sigurisht që do të gjejnë veten me privilegje edhe më të theksuara në mandatin e tyre.

“Pa përkrahjen tuaj nuk do ishim askundi dhe jemi munduar që të paktën aty ku nuk mund të ndihmojmë të mos dëmtojmë, të gjithë përfaqësuesit tabë nuk meren me të tjerët sepse reflekton tek të gjithë pasiqë janë prishur miqësi e familje sepse jemi munduar të gjithë të kontribojmë më pak energji të humbim brenda neve por të investojmë në energji të reja dhe kërkoj votën tuaj si kandidat për deputet dhe poashtu me idetë dhe programet që do bëhen në 4 vitet e ardhëshme”, ka thënë kështu para të pranishmëve Mexhiti, raportonzhurnal.mk.

Ai më tej ka folur mbi të kaluarën se si në Shkup qytetarët shqiptarë ose të tjerë kanë qenë të diskriminuar ndërkohë që sot nëpër të gjitha institucionet mund të gjenden shqiptarë që nga sigurimi poshtë deri tek drejtuesi lartë.

“E dini shumë mirë se sa rëndë ka qenë të jetohet në Shkup e sa diskriminimi pse kemi qenë shqiptarë si në arsim, shëndetësi etj, dhe secili e keni më lehtë për zgjidhjen e problemeve nëpër institucione të ndryshme sepse nga sigurimi deri tek drejtuesi i keni shqiptarë, flas për ndryshime që mund të preken”, ka thënë mes tjerave Mexhiti.

Mexhiti pati takime edhe me banorët e fshatit Dergzillovë me të cilët ka diskutuar mbi përkrahjen që ata duhet t’i japin atij dhe BDI-së në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

“Në këtë zgjedhje të parakohëshme parlamentare si bartës liste i BDI-së mendoj se nuk duhet të lavdërohem se kemi bërë shumë për ju por dua të ju vërtetoj se do keni derë të hapur dhe duhet ngadalë të kërkojmë të drejtën tonë që na takon, ju e dini mundësinë por mund të ju premtoj se tash do jem deputet dhe jo kryetar komune që do ju prezantoj dhe aty do keni derë të hapur e do luftojmë bashkë për punësime e projekte e punë tjera që disa mund ti parashikojmë e disa jo”, ka thënë kështu para banorëve Mexhiti.

Ai mes tjerave ka theksuar se përkrahjen e kërkon pasiqë të njejtën do të ofrojë në momentin që ai do të bëhet pjesë e parlamentit si deputet.

“Por ju premtoj se do keni mbështetje dhe njeri që mund të ju ndihmojë dhe të kthejmë përkrahjen që e keni dhënë për BDI, unë jam nënkryetar dhe BDI do ketë së paku 12 deputet dhe do jemi faktor në qeverinë e re dhe këtë herë do të shfrytëzojmë atë mundësi që të zgjedhim, ne ofrojmë një alternativë shumë adekuate sepse kandidati jonë ka qenë tre mandate deputet, ministër, zv.kryeministër dhe ekspert në punë juridike andaj kandidatët tjerë për kryeministër nuk dalin në debate dhe të përballen me argumente”, ka thënë mes tjerave Mexhiti, raportonzhurnal.mk.