Izmit Nura e nis me Shqip punën si zv.drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport

Izmit Nura e nis detyrën e re si zv.drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport me një hap konkret dhe dinjitoz. Në ditën e dytë si një nga drejtuesit e këtij institucioni, Nura ka prezantuar tabelën e re në hyrje të objektit në tregjuhësi.

Marketing

Në gjuhën maqedone, shqip dhe anglisht, qëndron mbishkrimi: Republika e Maqedonisë së Veriut, Agjencia e Rinisë dhe e Sportit.

Ndryshe, Izmit Nura nga Veleshta e Strugës, ish ushtari i UÇK-së me ndryshimet e fundit në institucionet qeveritare u emërua zv.drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport i propozuar nga BDI.

 

Marketing