Izmit Nura, nga Agjencia për Rini dhe Sport kalon në Agjencinë për Emigracion

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh dhe veprimtari i çështjes kombëtare nga radhët e  Bashkimit Demokratik për Integrim Izmit Nura, pas suksesit në Agjencinë për Rini dhe Sport që bëri këtë institucion të flas e shkruaj shqip do të kalojë në Agjencinë për Emigracion.
Agjencioni për Emigracion i Republikës së Maqedonisë të Veriut ka për obligim të merret me të drejtat dhe pozitën e mërgimtarëve nga Maqedonia, të ndihmojë në
zhvillimin kulturor të tyre dhe në avancimin e lidhjeve me ta dhe organizatat e mërgatës, të jetë një urë lidhëse mes mërgimtarëve dhe vendlindjes.
Ndër sukseset e Izmit Nurës në Agjencinë për Rini dhe Sport mund të njihen: vëmendja e kthyer nga Agjencia për Rini dhe Sport në vendbanimet shqiptare që prej kohësh ishin lënë pas dore; investime kapitale në ndërtim dhe rindërtim të terreneve sportive, si në Dibër, Likovë, Dollnen,Çair, Çegran; përkrahjen e sektorit civil; krijimin e hapësirave sezonale për rekreacion për të rinjtë, si fushat për  patinazh përgjatë periudhës dimërore; fillimi i rikonstruimit të pishines në Strugë, ndërtimin e pishinave në Tetovë dhe Kërçovë, si dhe për shumë punë tjera të realizuara për periudhë rekord një vjeçare.
Marketing