Izraeli fillon ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës

epa06770675 Smoke rise after Israeli Air Force strike on northern Gaza Strip in the border with Gaza, in southern Israel, 29 May 2018.The Islamic Jihad militant group in the Gaza Strip staged the largest rocket attack since 2014 Israeli/Gaza war, firing 28 rockets into Israel territory. Most of the rockets were intercept by Iron Dome anti-missile system. EPA/ABIR SULTAN

Forcat izraelite të sigurisë kumtuan se kanë filluar të sulmojnë disa caqe në Rripin e Gazës, njoftuan mediat izraelite.

Marketing

Deri në sulme ka ardhur pasi që shtatë persona u lënduan herët në mëngjes kur një shtëpi në qendër të Izraelit u godit nga një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës, për shkak të së cilës kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e shkurtoi qëndrimin në Uashington dhe u kthye në Izrael më herët nga që ishte parashikuar.

Komunat lokale në afërsi të kufirit me Gazën i hapën vendet e fshehura pas sulmeve nga Izraeli.

Forcat izraelite të sigurisë kumtuan se raketa që ka qëlluar një shtëpi në komunën Mishmeret është hedhur nga pozicioni i Hamasit në afërsi të Rafas, në pjesën jugore të Gazës, në distancë prej rreth 120 kilometra. Armata izraelite pohon se raketa është prodhuar nga grupi radikal islamik palestinez.

Lëvizja palestineze Hamas përgënjeshtron se gjatë natës nga Rripi i Gazës është kryer sulm raketor kundër Izraelit, në të cilin janë lënduar shtatë persona.

Ushtria izraelite dërgoi dy brigada këmbësorike dhe njësite blinduese në pjesën jugore të Izraelit dhe përgatitet të mobilizojë mijëra rezervistë, duke përfshirë edhe komandantë për mbrojtje antiajrore, shërbime të inteligjencës dhe komandantë të frontit.

Ushtria izraelite nuk i lëshoi urdhëresat e zakonshme formale për thirrje urgjente të rezervistëve, por kërkoi mobilizim në rast të eskalimit të dukshëm. Kjo është hera e parë në vitet e fundit që forcat e armatosura izraelite të ndërmarrin një hap të këtillë.

Izraeli, gjithashtu, i mbylli vendkalimet kufitare Erec dhe Karem Shalom në Rripin e Gazës.

Marketing