Izraeli godet objektivat e Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite thotë se ka filluar të kryejë sulme ndaj objektivave militante të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë goditi një shtëpi në Izrael.

Marketing

Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në të gjithë territorin palestinez pak para njoftimit të ushtrisë.
Të hënën në mëngjes, shtatë vetë u lënduan kur një raketë e lansuar nga Gaza goditi një shtëpi që i përket një familje britanike-izraelite në veri të Tel Avivit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua se do të reagojë ndaj sulmit me forcë.