Izraeli vendos orë policore në qytetin me shumicë arabe

Izraeli ndaloi qarkullimin gjatë natës në qytetin qendror me shumicë arabe Lod, pasi përplasje shpërthyen midis forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve (arabëve të Izraelit) për shkak të tensioneve në Kuds dhe Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 56, duke përfshirë 14 fëmijë dhe pesë gra, ndërsa 335 janë plagosur, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Arabët e Izraelit janë palestinezët që arritën të qëndronin në shtëpitë e tyre gjatë Nakba-s (eksodit të detyruar) në vitin 1948 dhe më vonë u bënë shtetas izraelitë. Ata përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së Izraelit.

Marketing

Grupet e shumta të të drejtave të njeriut i quajnë politikat izraelite kundër arabëve si një formë e aparteidit modern, ku arabët vuajnë nga diskriminimi racor në arsim, punë dhe kujdesin shëndetësor.

Tensionet janë rritur që nga java e kaluar pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.



. .

Marketing