Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski ka thënë sot se dueli televiziv mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të zgjas një orë e gjysmë.

Debati do të fillojë në ora 20.00 sonte në RTVM. Është kjo hera e parë e përballjes pas dy dekadash mes njerëzve të pushtetit dhe opozitës.