Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbrëmë arriti për vizitë dyditore në Shkup. Në vigjilje të referendumit të caktuar për më 30 shtator sot takime me përfaqësues të kreut shtetëror në Shkup do të ketë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Dukës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot do të ketë takime me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa njeriu i parë i NATO-s duhet të takohet edhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të lartë zyrtarë, informon pres-shërbimi qeveritar. Stoltenberg në Kuvend do të ketë takime edhe me liderin e VMRODPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski

Pas takimit Zaev dhe Stoltenberg paralajmëroi pres-konferencë. Krahas aktiviteteve thera dhe takimeve, sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarë dhe pajisje të NATO-s ishin angazhuar për tejkalimin e pasojave nga vërshimet. Stoltenberg do ta vizitojë edhe kazermën Ilinden ku do të merr pjesë në ushtrimin demonstrues të pjesëtarëve të forcave speciale.

Në kazermën e Ilindenit janë paraparë deklarata për mediat nga Stoltenberg dhe Shekerinska. Ministri i Punëve të Jashtme të Principatës së Luksemburgut, Zhan Aselborn do të ketë takime me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani.

Zhvillimi i bashkëpunimit bilateral të tërësishëm mes dy vendeve, prioritetet e jashtme-politike të Republikës së Maqedonisë, si dhe gjendjet e brendshme aktuale me theks të aktiviteteve përgatitëse për referendumin, do të jenë temat e takimit mes Dimitrovit dhe Aselborn, si dhe në bisedat plenare mes delegacioneve të të dy vendeve”, informojnë nga MPJ