Ja çfarë ndodh kur Modriç largohet nga Bernabeu

Luka Modriç është parë për herë të parë në Santiago Bernabeu pas fitimit të Topit të Artë të hënën e kësaj jave.
Mesfushori kroat ka ndjekur nga afër ndeshjen që Real Madrid e fitoi 6:1 ndaj Melilla në Kupën e Mbretit.

Marketing

33 vjeçari, tash më i miri në botë sipas ‘France Football’, ishte lënë jashtë listës së ngushtë të skuadrës për këtë ndeshje nga trajneri Santiago Solari, që kishte vendosur t’u jepte më shumë hapësirë lojtarëve të rinj.

Pas ndeshjes, derisa Modric po largohej nga stadiumi, shumë tifozë ishin mbledhur jashtë për ta pritur e për ta përgëzuar për fitimin e Topit të Artë.