Ja çfarë parasheh marrëveshja Kasami-Zaev

Zyrtarë të BESËS së Bilall Kasamit informojnë se është arritur marrëveshja për formulimin që, siç thonë, parandalon imponimin e fjalës “makedonsko” për shqiptarët.

Marketing

“U arrit marrëveshja për formulimin që parandalon imponimin e ‘makedonsko’ për shqiptarët. U pranua Amendamenti për diasporën, ndërsa grafa e bashkësisë etnike futet në letërnjoftime. Me këtë marrëveshje, në Kushtetutë arritëm të vendosim mekanizëm për gjuhën shqipe” , thonë për KOHA në partinë e Kasamit, ndërsa sigurojnë se çështjet e hapura do të diskutohen shumë shpejt.

Megjithatë, kërkesat e BESËS, siç merr vesh gazeta KOHA, do të jenë pjesë e ligjeve, por jo edhe pjesë e Kushtetutës. Tashmë, me dy deputetët e Kasamit, shumica qeveritare i ka të sigurt 81 vota, ndërsa VMRO vazhdon të kundërshtojë ndryshimin e emrit.

Edhe LSDM ka konfirmuar se tashmë është arritur marrëveshje me BESËN e Kasamit. Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, tha se aktualisht po investohen të gjitha përpjekjet dhe se janë optimistë se shumica e nevojshme deri tek akti i votimit do të sigurohet.