Ja çfarë rezultati parasheh anketa e QMBN për zgjedhjet presidenciale

Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së dhe BDI-së është në udhëheqësi të lehtë (27,2 për qind) para Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së (23,5 për qind), gjegjësisht dallimi është 3,7 për qind pika. Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bërë nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe nga Instituti për demokraci “Societes civilis (IDSCS) Shkup me kërkesë të televizionit Tellma.

Në këtë raport “Zgjedhjet presidenciale 2019 sondazh e dytë” janë prezantuar dhe analizuar qëndrimet e qytetarëve në vend në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të marra përmes hetimit të mendimit publik në periudhën nga 7 deri më 11 prill të këtij viti.

Mbështetja për Blerim Rekën, kandidat i Aleancës për Shqiptarët dhe i Besës është 11 për qind nga të anketuarit që është pothuajse identike me atë nga anketa paraprake, ndërsa Pendarovski, për dallim nga anketa e parë e ka rritur udhëheqësinë për 2,6 në 3,7 pika përqindje.

Rezultatet tregojnë se Siljanovska-Davkova ka mbështetje më të madhe tek maqedonasit etnikë (32,6 për qind) për dallim nga Pendarovski (28,6 për qind). Pendarovski ka mbështetje më të madhe tek shqiptarët etnikë (20,5 për qind) sesa Siljanovska-Davkova (0,4 për qind). Mbështetja për Pendarovskin tek shqiptarët etnikë është më e madhe për 5,3 për qind në krahasim me anketën paraprake. Pjesa më e madhe e shqiptarëve etnikë janë përgjigjur se do të votojnë për kandidatin Blerim Reka (41,6 për qind).

Edhe në këtë anketë, si dhe në atë paraprake, shumica e të anketuarve, gjegjësisht 68,1 për qind kanë thënë se do të dalin, ndërsa diçka më pak se një e katërta apo 22,5 për qind kanë thënë se nuk do të dalin në zgjedhje.

Krahasuar me anketën paraprake, përqindja është rritur e atyre që sigurisht do të dalin në zgjedhje nga 37,2 për qind në 41,8 për qind aktuale, ndërsa pak është ulur përqindja e atyre të cilët sigurisht nuk do të dalin në zgjedhjet nga 20,4 për qind anketat paraprake në 18,3 për qind në anketën aktuale.

Shumicë të madhe e maqedonasve etnikë gjegjësisht 71 për qind e shqiptarëve etnikë (63,3 për qind) janë përgjigjur se do të dalin në votim. Megjithatë, sipas anketës, deklaratat për jehonë duhet të merren me rezervë të madhe, sepse praktika tregon se dalja reale është mjaft më e ulët nga ajo që deklarohet gjatë sondazheve të këtilla.
Ankesa është zbatuar në ekzemplarin nacional reprezentativ nga 967 të anketuar.