Ja çfarë thoshte Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së për presidentin konsensual

Në Kongresin tematik të Bashkimit Demokratik për Integrim që ishte mbajtur nga 20 deri më 29 mars të vitit 2015 i ftuar kishte qenë edhe profesori Blerim Reka i cili madje ka pasur edhe disa fjalime para të pranishmëve, shkruan Zhurnal.mk

Marketing

Reka ndërkohë në fjalimet e tij e ka përmendur edhe koncensualitetin për të cilin ka thënë se dy popujt në vend maqedonasit dhe shqiptarët duhet të vendosin gjëra me koncensus.

“Teoria dhe praktika komparataive e demokracisë ka identifikuar deri më sot dy modele të demokracisë, demokracinë e shumicës dhe demokracinë koncensuale, ideatori teorik i kësaj të fundit është Aren Liphard i cili duke analizuar shtetet dhe sistemet e tyre politkike përfundoi se demokracia e shumicës mund të funksionojë vetëm në shtetet monoetnike ndërkaq në shoqëri multietnike nevojitet demokraci koncensuale, prandaj për këto të dytat për shoqëritë multietnike propozoi modelin e demokracisë koncensuale ku shumica do të korektohej edhe me vullnetin e pakicës pra që vendimet kyqe të meren jo me shumicë jo me mbivotim të shumicës etnike mbi pakicën por me koncensus dhe pajtim të njëzëshëm. Maqedonia përfundimisht duhet të ndërtohet sipas modelit të demokracisë koncensuale ku maqedonasit dhe shqiptarët do të vendosnin me koncensus”, është shprehur kështu Reka në fjalimin e tij të mbajtur në Kongresin tematik të BDI-së gjatë vitit 2015.

Ndiqni videon (ekskluzive) e plotë: