Ja cila zonë dominon me ministra në Qeverinë e Zaevit (VIDEO)

Kumanova dhe Likova, rajoni i pesë ministrave në kabinetin qeveritar. Arbër Ademi, ministër i Arsimit, Sadulla Duraku ish ministër i Ekologjisë aktualisht i Sistemit Politik, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm, Trajan Dimkovski ministër i Bujqësisë dhe Zorica Apostolskas, ministre për Investime të huaja.

Marketing

Por sa qytetarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës kanë parë të mira nga bashkëvendësit e tyre? Likova e cila për 2 vite kishte ministër Ekologjie, përveç papastërtisë nuk ka ujë për pije. Edhe pse penda furnizon me ujë të pijshëm rajonin e Kumanovës, fshatrat e Komunës së Likovës ujin për pijë e sigurojnë nga puset.

Sistemi i ujësjellësit është instaluar, ndërsa stacioni i filtrimit ka gati 1 vit që ndërtohet dhe akoma nuk ka përfunduar. Punimet filluan më 15 shtator 2018./Alsat-M

Marketing