Ja cilat vende të botës nuk janë të prekur nga virusi korona!

Koronavirusi i ri Kovid-19 deri deri sot në mëngjes nuk është vërejtur në 15 vende, ndërsa numër më të madh të të infektuarve dhe të viktimave ka në Itali dhe në Iran, tregojnë të dhënat nga qendrat statistikore.

Marketing

Uorlmetar tregon se pandemia ka përfshirë më shumë se 180 vende në botë. Mes vendeve në të cilat nuk ka asnjë rast të të infektuarve është Grendlanda, ku ka rreth 55.000 banorë.

Tani për tani virusi nuk është i pranishëm edhe në vendet afrikane: Bocvana, Zimbabve, Mozambik, Madagaskar, Nambia, Angola, Libi, Mali, Malavi, Komoros, Ugandë, Sudanin Jugor, Papua Guineja e Re dhe Jemen.