Ja cilët janë televizionet më të shikuara në Maqedoni?(LISTA)

Agjencia Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale (ASHAAM) ka publikuar të dhënat lidhur me shikueshmërinë e mediave gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Sipas raportit të publikuar, Sitel, Kanal5 dhe MTV1 janë televizionet më të shikuara, ndërsa tek ato në gjuhën shqipe më i shikuar është Alsat-M

Sipas të dhënave, Sitelin e ndjekin 36 për qind, Kanal5 28, MTV1 rreth 20 për qind. Në vendin e katërt është Telma me 19 për qind, vijon Alsat-M me 13 për qind.

Me shifra më të ulta për nga shikueshmëria është TV21 edhe ate 4 për qind dhe shenja 2,6 për qind. Ndërsa Art Channel i emërtuar si Klan TV Maqedoni është 2 për qind.

Anketa është realizuar me CATI metodën- intervistë telefonike përmes kompjuterit, ku janë anketuar 2400 veta. (INA)

Komentet

evn