Ja cilin ministër po e heton policia financiare

Drejtori i policisë Financiare Arafat Muharremi zbuloi edhe një keqpërdorim të parave të shtetit. Ai përmendi fidanët e mbjella për rreth lumit Vardar.

Marketing

Në lidhje me këtë Muharremi tha se vlera që është deklaruar nga kompania nga e cila janë huazuar fidanët, është shumë më e lartë se sa e furnizimit.

“Kemi edhe mbjelljen e fidanëve rreth Vardarit. Vlera që është deklaruar është shumë më e lartë se e furnizimit. Kemi arritur te zbulojmë se Të gjitha ato transaksione që janë të tepërta kanë kaluar në disa kompani fiktive të cilat pastaj janë shndërruar në kesh, dhe të cilat më pas janë dorëzuar tek personat të cilat janë dedikuar ato para”, tha Arafat Muharremi, Drejtor i policisë Financiare.

Hulumtimet e TV21 na çuan deri tek kompania Rosen Center. Nga atje thonë se fidanët rreth Vardarit nuk janë mbjellë nga kompania e tyre. Nga atje pranuan se janë hetuar nga Policia Financiare, por se ato kanë qenë vetëm kontrolle të rregullta. Mësohet se bëhet fjalë për ministrin Adnan Qahil.

Në kuadër të aksionit të qytetit të Shkupit për gjelbërimin e qytetit gjatë janë mbjellë rreth 10.000 mijë fidane.

Se për cilën kompani dhe tek te cilët persona kanë përfunduar paratë, pritet të zbuloje hetimi.

Marketing