Ja çka thotë policia për aksidentin ku kamioni shkel për vdekje një grua në Gostivar

Sot rreth orës 13 e 40 minuta, në lagjen ,,Maljardi,, në Gostivar, kamion ,,Mercedes,, me rimorkio me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 51-vjeçari A.T. nga Gostivari, ka aksidentuar këmbësoren P.C. 65-vjeçe nga Gostivari.

Marketing

Nga aksidentimi P.C. Ka ndërduar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët nga Ndihma e shpejtë, të cilët në ndërmjet kohë kanë arritur, kanë konstatuar vdekjen.

Hetimet në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publikë, në bashkëveprim me ekipin nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Marketing