Ja detajet e takimit të dy ministrave Hoxha-Shaqiri

Sot, pata një takim pune me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.

Marketing

Fokusi i bisedës sonë ishte i orientuar drejt dixhitalizimit të plotë të shërbimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes portalit uslugi.gov.mk. Disa nga shërbimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave tashmë janë të disponueshme përmes portalit të e-shërbimeve.

Qëllimi tjetër është që dixhitalizimi të mbulojë të gjitha shërbimet që ne si ministri u ofrojmë qytetarëve.
Në kushtet e pandemisë, mbajtja e distancës fizike është njëra nga masat e detyrueshme, e që ka për qëllim të mbrojë shëndetin tonë.

Me dixhitalizimin ne do të arrijmë deri tek shërbimet më të shpejta, pa rrezik për shëndetin e qytetarëve që na vizitojnë dhe pa rrezik për punonjësit puna e të cilëve është në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

Dixhitalizimi është shfaqur si një masë e nevojshme për të avancuar sektorin e bujqësisë. Ky është një hap tjetër në qasjen tonë ndaj standardeve evropiane.