Ja dy kandidatët për Kryetar dege në BDI- Gostivar

Agjencia e lajmeve Flaka ka arritur te informacioni mbi kandidaturat për kryetar dege në Bashkimin Demokratik për Integrim në Gostivar

Marketing

Flaka mëson nga burime partiake që në listën e kandidatëve janë dy kuadro, Nexhati Jakupi dhe Bashkim Hasani.

Kuvendi i BDI në Gostivar, do të mbahet nesër( e shtunë) në Pallatin e Kulturës ku i pranishëm do të jetë lideri i BDI, Ali Ahmeti.
“Kjo është #BDI. Kjo është demokracia e mirëfilltë ! #BDI e 20 viteve të ardhëshme #BDI e reformave #BDI fituese #BDI model për partitë e tjera. #Bashkim Hasani #Nexhati Jakupi”, qëndron në një postim të BDI dega në Gostivar në Fejsbuk.

Bashkim Hasani aktualisht është nënkryetar dege dhe ka qenë shef kabineti në komunën e Gostivarit në mandatin 2013/2017 të Nevzat Bejtës. Ka qenë drejtor në Pallatin e Kulturës në Gostivar dhe paraprakisht mësimdhënës.

Nexhati Jakupi me profesion është mjek. Ka qenë deputet, ministër i ekologjisë dhe aktualisht drejtor Klinike në Shkup.

Marketing