Ja emërimet e fundit nga Qeveria (Emrat)

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 30-të venodsi të vazhdojë me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të ndryshëm në institucionet e ndryshme që janë në kompetencë të Qeverisë.

Marketing

Qeveria miratoi kufizimet e reja që do të vlejnë prej 18 dhjetorit deri më 20 janar të vitit 2021, duke kërkuar edhe anulimin e ngjarjeve për festat e fundvitit.

Në kuadër të kufizimeve, Qeveria sqaroi se vilat në këtë periudhë mund të jepen vetëm për persona nga e njëjta familje. Masat kufizuese që të zbatohen më së miri, Qeveria paralajmëroi inspektim të shtuar.

Në këtë seancë u shqyrtua edhe Informacioni për rolin e UNICEF-it në blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim të vitit 2005.

Në lidhje me paditë e paraqitura në nëntë lëndë të Gjykata e Strasburgut, Qeveria refuzoi të arrijë marrëveshje me qytetarët që e kanë paditur shtetin.

Shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve në institucione të ndryshme vazhduan edhe në seancën e 30-të të Qeverisë:

–Dragi Çavdarov anëtar i pavarur dhe jo-ekzekutiv në Këshillin e drejtorëve në Sh.A. për aktivitete energjetike “Resurset energjetike kombëtare”-Shkup.

–Nikollçe Babovski pasi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për mbështetje finanviare në bujqësi dhe zhvillim rural, u emëru ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, prej ku u shkarkua Zoran Atanasov. Nikica Baçovski u emërua në vend të Babovskit si u.d. drejtor.

–Bojan Llazarevski u.d. drejtor në Agjencinë e filmit.

–Esad Rahiq u shkarkua nga pozita u.d. drejtor në Burgun e Shkupit, për arsye se u emërua udhëheqës në Sh.T. Naftovod-Shkup. Filip Andov do të jetë u.d. drejtor në Burgun e Shkupit.

Marketing