Dr. Arben Labënishti nga Lëvizja BESA sot është emëruar drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC. Arben Labënishti, i cili vjen nga Struga, është emër i njohur për opinionin publik, mjek i suksesshëm dhe profesionist, ka qenë deputet dhe zv. Ministër i Mbrojtjes.

Ai njihet si një ndër figurat e rëndësishme të Lëvizjes BESA, ndërsa është trashëgimtar i Murat Labënishtit, patriotit të vrarë më 1946 nga komunistët e Enver Hoxhës.

NDërkohë, Qail Ibrahimi, kuadër nga Lëvizja BESA, është emëruar drejtor i Agjencisë së Barnave. Ndryshe, Qail Ibrahimi është doktor i shkencave farmaceutike, profesor universitar dhe profesionist, si dhe ndër njerëzit e parë në Lëvizjen Besa.

Artikulli paraprakKapen gjashtë dilerë të drogës
Artikulli tjetërSerbët optimistë për blerjen e “Telekom”: Marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë, të kënaqshme