Ja Kryesia e re 21 anëtarëshe e degës së BDI-së në Gostivar

Në Kuvendin zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, me shumicë të votave, për kryetar dega u zgjodh Bashkim Hasani i cili me 67 vota nga gjithsej 106 kuvendarë të pranishëm fitoi mandatin katër vjeçar për të qeverisur me degën e Gostivarit. Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës, njofton Flaka

Marketing

Krahas Hasanit i cilu u zgjodh kryetar, kryesia e re përbëhet edhe nga 20 anëtarë të tjerë. Nga lista e prezantuar, në mesin e tyre ka mjek, artist, jurist dhe profesione të tjera. Në mesin e tyre vërehen prurje të reja por edhe kuadro të BDI-së të angazhuar që nga fillimi i funksionimit të kësaj partie, e që paraqet një mozaik dhe ndërthurje gjeneratash. Gjinia femërore përfaqësohet me gjashtë anëtare nga gjithsej 21 aq sa numëron kryesia e re.

Flaka ka siguruar listën me emrat e anëtarëve të kryesisë së re të degës së BDI-së në Gostivar. Krahas Bashkim Hasani janë edhe Qeramedin Selimi, Nasir Musliu, Valdet Xhaferi, Nexhati Jakupi, Berat Dehari, Sherif Miftari, Saranda Imeri, Selvije Saliu, Gentiana Bekteshi, Fitore Aligega, Vjollca Ademi, Mirlinda Beqiri, Jakup Jakupi, Jamin Sinani, Ylber Jusufi, Resmi Ejupi, Visar Muça, Lirim Elmazi, Jetmir Bafqari dhe Sabit Aliu.

Në kuvendin zgjedhor, pati dy kandidatë. Bashkim Hasani dhe Dr. Nexhati Jakupi, dhe u votua me votime të fshehta. Që të dy kandidatët janë në kryesinë e re të degës.

Marketing