Moderatoja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu pas kritikave dhe talljeve që iu bënë pas prezantimit të festivalit të këngës në RTSH, siç shihet ka gjetur pak kohë për tu relaksuar.
Ajo, ka vendosur që ti kalojë disa ditë pushimi në bjeshkët e Italisë.

Në rrjetin social “Instagram”, Alketa ka postuar një fotografi në vendin përrallorë në të cilin gjindet, e që duket shumë e lumtur.

Në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “First word for 2020 #peaceful. Me shkruani fjalen e pare qe uroni per vitin 2020!”.

Edhe ne ju pyesim njësoj si Alketa, me cilën fjalë do ta uronit vitin 2020?