Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, dënimin me burg prej dy vjetësh do të duhet të mbajë në burgun e Kumanovës, ku më 9 nëntor do të duhet të paraqitet në këtë burg, mëson TV21 nga burime jozyrtare.

Megjithatë, lind pyetja nëse ish-Kryeministri do të shpëton pasi gëzon imuniteti si deputet. Ne do t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje në periudhën e ardhshme.

Përndryshe, ish-kryeministri është dënuar me dy vite burg efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

Është interesante se gjatë mandatit të tij, në vitin 2013 Gruevski hapi burgun e ri në Kumanovë, ku tani duhet të vuajë dënimin.

Artikulli paraprakVMRO-DPMNE shkarkime të “kokave” të rëndësishme, Nikollovski: Urojmë koalicionin Zaev – Vice – Mijallkov
Artikulli tjetërGjenerali maqedonas: Nëse shqiptarët vendosin të ndahen, nuk kemi as tankse, as avionë, as ushtarë!