Ja kur luhet sfida e shumëpritur Juventus – Inter

Në Itali ka bërë bujë të madhe shpërthimi i koronavirusit, nga kjo e ka pësuar edhe futbolli.

Marketing

Me shumë ndeshje të anuluar, Federata italiane ka marrë vendime të cilat janë kritikuar shumë – sidomos nga klubi i Inter, që mendon se po i ngjeshet orari së tepërmi.

Derbi i titullit mes Juventus dhe Inter është një nga takimet e anuluara, derisa pas mbledhje së qeverisë para pak momentesh është marrë vendim se, që nga fundjava ndeshjet e Serie A të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe të niset nga java e 26-të.

Pra, me shumë mundësi ky takim do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 pa tifozë.
Shefi ekzekutiv i Zikaltërve, Beppe Marotta tha shkurt: ”Duhet ta bëjmë këtë”.