Fushata për referendumin do të fillojë më 10 shtator

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar sot se fushata për referendumin për emrin do të fillojë më 10 shtator, njofton Tv SHENJA.

Kreu i Kuvendit është shprehur optimist se rezultati i referendumit do të jetë pozitv, duke marrë parasysh anketat e realizuara deri tash për këtë çështje.

Kryeparlamentari ka njooftuar gjithashtu se Kuvendi do të ketë pushim deri në 20 gusht. “Pushimi i dytë i dyputetëve do të jetë prej 10 deri më 30 shtator, gjatë kohës së fushatës. Deputetët gjatë kësaj kohe do të drejtë të marrin pjesë në referendum dhe në fakt do të jenë bartës së fushatës”, ka shpjeguar Xhaferi.