Ja kur pritet të luhen ndeshet e shtyra në Serie A

Federata e Futbollit të Italisë është duke kërkuar datat e lira për dy ndeshjet që janë shtyrë. Shtyrja e dy ndeshjeve për shkak të tragjedisë së Gjenovës është shndërruar në një problem për Ligën Italiane të Futbollit, e cila kërkon që ato të luhen sa më parë të jetë e mundur. Ideja më e fundit është që sfidat Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina, të luhen duke filluar që nga mesjava e ardhshme, që përkon me datat 21 dhe 22 gusht. Kjo pasi me startin edhe të Ligës së Evropës, do të jetë e vështirë të gjendet një datë e lirë për Milanin, që të zhvillojë ndeshjen me Genoan, të paktën deri në fund të tetorit. Sipas medieve italiane vendimi do të merret vetëm pasi të katër ekipet të bien dakord për datën se kur do të luhen këto ndeshje.

Marketing
Marketing