Ja kur pritet të shpallen zgjedhjet lokale nga kryeparlamentari Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në fund të korrikut ose fillim të gushtit do t’i shpallë zgjedhjet lokale që do të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

Marketing

Xhaferi në brifing me gazetarët, theksoi se nëse zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, atëherë fushata zgjedhore do të përkojë disa ditë edhe me regjistrimin e popullsisë që përfundon më 30 shtator të këtij viti.

“Kur të vijë koha, unë do t’i dërgoj një letër KSHZ-së lidhur me afatet dhe mandatet,” u shpreh kryeparlamentari Talat Xhaferi.

 

Marketing