Shteti do ta marrë vaksinën kundër Kovid-19, e cila e para do të regjistrohet dhe lejohet përmes mekanizmit Kovaks. Reale do të ishte ajo që të ndodh në muajt e parë të vitit 2021, thotë për MIA-n prof dr. Aleksandra Grozdanva nga Fakulteti farmaceutik pranë USHCM-së, e cila është kryetare e Komitetit për imunizim.

Marrëveshja me mekanizmin Kovaks, theksoi ajo, të cilën e nënshkroi Republika e Maqedonisë së Veriut parasheh sasi të përgjithshme prej 800,000 vaksinave, gjegjësisht nga dy doza të vaksinës për gjithsej 400 mijë njerëz.

“Në 20 përqindëshin e parë, parashihet vaksinimi fillimisht i grupeve të rrezikuara si punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe popullata e moshuar. Më pas sigurisht planifikohet furnizim i sasive shtesë të vaksinave edhe për pjesën tjetër të popullatës”, potencoi dr. Grozdanova.

Kompania “Fajzer” tashmë ka paraqitur aplikacion për të a.q. procedurë urgjente për miratimin e vaksinës në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo procedurë pritet të përdorë prodhuesit “Moderna” dhe “AstraZeneka” për regjistrim në Agjencia Evropiane e Mjekësisë. Siç thotë dr. Grozdanova, paralajmërimet se tashmë në dhjetor është e mundur të keni vaksinën e parë të aprovuar për Kovid-19.