Ja kush është ambasadorja e re e RMV-së në Kosovë

Maqedonia e Veriut në Kosovë do të përfaqësohet nga ambasadorja e re, Shpresa Jusufi, e cila sot zhvilloi takim me Vjosa Osmanin, u.d. presidenten e Kosovës.

Marketing

Siç njofton Zyra e Presidentit të Kosovës, në takim, u.d. presidentja Osmani vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore.

Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik.

Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut “është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e kishte nënshkruar vendimin për dërgimin e Shpresa Jusufit si ambasadore në Kosovë më 19 nëntor.