Ja kush është kryetari i përkohshëm në Komunën e Dibrës

Pas vdekjes së kryetarit të Dibrës Ruzhdi Lata, këtë funksion për momentin e kryen Hekuran Duka, këshilltar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Marketing

Duka është mjek specialist-urolog në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër dhe deri më tani ka zëvendësuar kryetarin në mungesë të tij.

“Sipas ligjit Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të mbajë seancë ku do të konstatoj gjendjen, më pas Këshilli i Komunës me shumicën e votave duhet të zgjedh ushtrues të përkohshëm të detyrës si kryetar komune. Në afat prej gjashtë muaj duhet të shpallen zgjedhje për kryetar të ri”, tha për MIA-n, Ili Mirzo, sekretar i komunës së Dibrës.
Ruzhdi Lata, i cili e kishte mandatin e tij të dytë për kryetar komune, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 65 vjeçare.

Marketing