Ja kush është shef i shtabit zgjedhor i BDI-së për zgjedhjet presidenciale

Edhe BDI ka konfirmuar se do të mbështet Stevo Pendarovskin për kandidat për president të shtetit. Ky vendim ka dalë nga mbledhja e Kryesisë Qendrore të BDI-së. Është vendosur që Shef i Shtabit Zgjedhor të jetë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.

Marketing

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, deklaroi se nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti është përcaktuar të udhëheqë me shtabin e përgjithshëm të zgjedhjeve presidenciale.

Deputeti Grubi tha se vendimi për mbështetjen e Pendarovskit është marrë njëzëri.

Ai ka thënë se ata janë të vetëdijshëm se një kandidat shqiptar i përkrahur vetëm nga partitë shqiptare nuk mund të fitoj, por mund të fitoj një kandidat konsensual.
Në selinë e BDI-së, sot ishte edhe kandidati për president Stevo Pendarovski, i cili ka thënë se koncepti i tij është “Maqedonia për të gjithë”.

“Në të askush nuk do të jetë qiraxhi dhe dikush pronar, nuk duhet të ketë qytetarët të rendit të parë dhe qytetarë të privilegjuar. Për mua të gjithë janë të njëjtë. Me këtë koncept kam marr pjesë edhe në vitin 2014 edhe në vitin 2016”, ka thënë Pendarovski.