Ja kush është shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së për zgjedhjet presidenciale

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandër Kiracovski është zgjedhur për shef të Shtabit zgjedhor në zgjedhjet presidenciale që pasojnë.

Marketing

Shtabi zgjedhor i LSDM-së, bashkë me partitë e tjera politike të cilët mbështesin kandidatin e përbashkët për president Stevo Pendarovski, është i gatshëm të organizojë fushatë pozitive, parimore, të qetë dhe dinjitoze në frymën e vlerave demokratike dhe evropiane.

Partitë politike kanë për detyrë para qytetarëve dhe shtetit të japin kontributin e tyre për periudhë zgjedhore fer dhe demokratike.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike.

Në zgjedhjet fer dhe demokratike do të fitojë Stevo Pendarovski, kandidat për president të të gjithë qytetarëve.
Fitorja e Stevo Pendarovskit do të jetë edhe një fitore e konceptit për një shoqëri, fitore për përparim, zhvillim dhe integrim.
Qendra për komunikim me opinionin