Ja kush janë bartësit e listave të VMRO-së

Bartës i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në njësinë zgjedhore numër një është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila ishte edhe kandidate për presidente.

Marketing

Bartës në njësinë zgjedhore numër 2 është nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski, ministër i transporti në Qeverinë e VMRO-së në vitin 2015.

Në njësinë zgjedhore numër tre bartës i listës do të jetë sekretari i përgjithshëm i partisë Igor Janushev i cili është anëtar i partisë që nga viti 1998.

Në njësinë zgjedhore katër bartës i listës do të jetë nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski, deputet në më shumë mandate.

Bartës i listës në njësinë zgjedhore numër pesë do të jetë Igor Durllovski, pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste do të jetë deputetja Dafina Stojanovska, stomatologe nga Gostivari.