Ja kush kërkon dorëheqjen e Mickoskit

Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së kanë reaguar ndaj marrëveshjes në mes liderëve partiak duke akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se me veprimet e djeshme ka dëmtuar partinë, ndërsa kërkojnë dhe dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Marketing

“Pas debatit të djeshëm në takimin e liderëve ku u pa fytyra e vërtet i negociatorëve të OBRM-PDUKM-ës, tani është momenti i fundit që Mickoski të jap dorëheqje.

Duhet urgjentisht të mbahet kongresi i OBRM-PDUKM-ës, si organ më i lartë partiak, të marr vendim Kongresi me çka të caktohet që OBRM-PDUKM edhe më tej do të funksionojë si shoqatë e keqpërdorimeve kriminale ekskluzivisht për nevojat dhe interesat e diktatorit të zhvarrosur Gruevskit dhe “familjes” së tij kriminale ose në të ardhmen do të veprojë si një parti moderne demokratike dhe patriotike”, thonë nga Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së.

Nga atje kërkojnë që Mickoski të ndalojë blerjen e kohës, të mos punojë për interesat kriminale të dikujt tjetër dhe të turpërojë partinë dhe të japë dorëheqjen urgjente, sepse roli i tij në episodin e famshëm përfundoi dje. “Një ditë më parë, një ditë më mirë për të gjithë ne”.

Marketing