Ja kush siguroi kuorumin e shumicë parlamentare

Shumica parlamentare në fillim të seancës së sotme kishte probleme me formimin e kuorumit. Pas dështimit të parë, shumica bëri kuorum falë dy deputetëve të Partisë Socialiste Vlladanka Aviroviq dhe Lupço Dimovski.

Dy deputetët e kësaj partie nuk u solidarizuan me kolegët e VMRO-DPMNE-së të cilët lëshuan seancën me qëllim që të pamundësojnë kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetëve.

Nga partia e Lubisav Ivanov Xingo të cilët janë partner të koalicionit me VMRO-DPMNE thonë se deri tani në parti nuk është diskutuar për ndryshim të kursit të veprimit. Disa nga anëtarët e kësaj partie që deshën të ngelin anonim thonë se janë të befasuar nga veprimi i deputetëve Aviroviq dhe Dimovski.