Ja kush u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas në Saraj

Forumi I Gruas I Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega Saraj, ka zhvilluar Kuvendin Zgjedhorë, ku ka kaluar në një atmosferë shumë familjare dhe pozitive dhe për kryetare e Forumit të Gruas u zgjodh Shermine Mahmuti, nga Saraji. Në Kuvendin Zgjedhorë, kanë marrë pjesë kryesia e Forumit të Gruas, deputeti I zonës Artan Grubi, kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe kryetari I Degës Isni Jakupi.

Marketing

Shermine Mahumti, është zgjedhur me një mbështetje të madhe të anëtarëve. Ajo karrierën e saj e ka filluar si gazetare, ku ka punuar disa vjet, ndërsa tani është punësuar në Çerdhe private.

Në fjalimin e saj, ajo tha se falë Zotit dhe falënderuese ndaj Kryesisë, që në Saraj na u dha mundësia te kemi Forumin e pare te gruas BDI-Saraj, që pikërisht përmes shtyllës së shoqërisë konkretisht gruas te mund të ecim përpara, që grat e komunës së Sarajit të tregojnë kualitetet e tyre institucionalisht por edhe të kërkojmë hakun e pozitës së gruas aty ku mendojmë se mungon. Jo që ka bëre pak BDI sa I përket pozitës se gruas në politik e në institucione e ne ngritjen e saj, këtë e dëshmon edhe kuvendi I sotëm , por ne grat duhet te kyçemi edhe me shume, duhet të krijojmë rrethana qe ne mënyrë dinjitoze ti shërbejmë popullit përmes institucioneve”, u shpreh Shermine Mahmuti,, kryetare e Forumit të Gruas.

Ajo u shpreh se do të angazhohet për vetëm një qëllim, t’ i zbardhim fytyrën pozitës së gruas duke qenë të gjithë model pozitiv dhe t’i zbardhim fytyrën BDI-së dhe shqiptareve ku do që veprojmë.
BDI-Saraj, tani më është e kompletuar dhe e përgatitur për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit të viti të ardhshëm.

Marketing