Ja kush u zgjodh kryetare e Forumit të gruas së BDI-së në Bogovinë

Në një atmosferë të këndshme në sallën e Këshillit Komunal të Komunës së Bogovinës u mbajt sonte Kuvendi i Forumit të Gruas në të cilin u zgjodh u.d. Kryetare e Forumit të Gruas – Bogovinë.

Marketing

Para të pranishmeve u drejtuan Kryetarja e Degës së Bogovinës Sahide Bajrami, Kryetarja e Forumit të Gruas në nivel Republikan, Mukadese Hajdari si dhe e posazgjedhura u.d. Kryetare e Forumit në Bogovinë Jetmira Osmani. Kryetares së re i urojmë shëndet dhe suksese në punë!