Ja kush zgjedhet sekretar organizativ i BDI-së

Tërhiqet Izet Mexheti, Artan Grubi është zgjedhur sekretar organizativ i BDI-së. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhti është tërhequr nga posti sekretar organizativ i BDI-së, dhe në vend të tij vjen deputeti i Çairit, Artan Grubi.

Marketing

Kjo u vendos sot në mbledhjen e kryesisë së BDI, ku mes tjerash është diskutuar edhe mbi situatën aktuale politike në vend, ndryshimet kushtetuese dhe rrugën drejt miratimit të marrëveshjes së arritur me Greqinë, deklaroi zëdhënësi Bujar Osmani.

I pyetur nëse me këto ndryshime kushtetuese janë plotësuar kërkesat e shqiptarëve, Osmani deklaroi se është i kënaqur me ndryshimet kushtetuese dhe rrjedhën e deri tanishme të procesit, ndërsa ka theksuar edhe një herë rëndësinë e futjes së vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Edhe në mbledhjen e sotme të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, edhe pse është anëtar i rregullt i saj, megjithatë nuk mori pjesë zëvendës kryeministri Hazbi Lika.

Pas mbledhjes së kryesisë së BDI-së, është realizuar edhe mbledhja e dytë, ajo e këshillit të përgjithshëm, ku sipas Osmanit, është diskutuar mbi punën njëvjeçare të partisë dhe punët që e presin BDI-në në vitin e ardhshëm.

Marketing