Ja kush zgjidhet kandidat i PDSH-së për kryetar të Tearcës

Partia Demokratike Shqiptare ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Komunës së Tearcës. Ai do të jetë Daut Emini.

Marketing

“Sonte, më 26 qershor, u mbajt Kuvendi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare në Tearcë ku u zyrtarizua kandidatura e Daut Emini për kreun e Komunës së Tearcës. Në këtë kuvend u zgjodh edhe kryetari si dhe kryesia e degës së PDSH-së Tearcë ku për kryetar u zgjodh Ruhan Iljazi”, njoftojnë nga PDSH-ja.

PDSH-ja tanimë ka zyrtarizuar kandidaturën edhe për Tetovën me Sadi Bexhetin.

Marketing