Ja kush zgjidhet kryetar i FR BDI në Sellcë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve të Forumeve Rinore në të gjitha këshillat vendore. sonte është mbajtur kuvendi zgjedhor i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Intgrim në fshatin Sellcë ku për kryetar është zgjedhur Daim Ademi.

Marketing

“Sellca Kuvendi i forumit Rinor në fshatin Sellcë. Shifet entuziazimi në sytë e rinisë për fitoren e rradhës të Bashkimit Demokratik për Integrim, Sellca si çdo hërë në anën e drejt të historisë, vulë e çdo suksesi të BDI-së” ka shkruar në facebook Valmir Aziri nënkryetari i degës Tetovës dhe njëherit kordinator për organizimin e kuvendeve rinore të degës Tetovës.

Të pranishëm në Kuvendin zgjedhor në Sellcë ishin, kryetari i degës së Tetovës Florin Besimi dhe Ministri i ngarkuar për Përmisimin e Klimës të Ndërmarrjeve në vend, Hisen Xhemaili.