Kundër tre të dyshuarve për vdekjen e Nikolla Sazdovskit do të zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale “vrasje të kryer në mënyrë mizore”, pasi që PTHP Shkup e ricilësoi veprën penale të kryer më 29 qershor të këtij viti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për konstatim të fakteve në lëndën kundër tre personave të dyshuar për veprën penale të kryer më 29 qershor të këtij viti me ç’rast ndërroi jetë personi N.S., Prokuroria publike themelore Shkup bëri rikualifikimin e veprës penale për të cilën deri më tani zhvillohej procedurë hetimore, ceket në kumtesën e Prokurorisë publike.

Theksojnë se në vend se për vepër penale “dhunë” nga neni 386 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi zgjedhor, kundër tre të dyshuarve do të zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale “vrasje e kryer në mënyrëp mizore” nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 nga Kodi penal.

“Vendimi i këtillë i prokurorit publik pason pasi që gjatë procedurës hetimore u siguruan dëshmi verbale dhe materiale, përkatësisht u hetuan disa dëshmitarë, u sigurua protokolli i obduksionit nga Instituti për mjekësi ligjore, kriminalistikë dhe deontologji mjekësore, ndërsa posaçërisht pas përgatitjes së ekspertizës gjyqësore-mjekësore të kryer me urdhër të prokurorit publik nga ana e institutit të njejtë”, ceket në kumtesën e Prokurorisë.

Kjo ekspertizë, siç thonë nga atje, ishte parashtruar në Prokurori më 16 korrik 2018 dhe nga ajo pakontestueshëm del dinamika e ngjarjes penale-juridike në kuptim të llojit dhe karakterit të lëndimeve të marra tek personi N.S., ndërkaq konstatohet edhe lidhja shkaktuese-me pasoja e lëndimeve të shkaktuara dhe ndikimit të tyre në epilogun me vdekje.

“Vendimi për rikualifikim të veprës penale mund të sillej vetëm pasi që Prokuroria publike i siguroi të gjitha dëshmitë relevante, mes të cilave edhe ekspertizën gjyqësore mjekësore, dhe pasi që i konstatoi faktet tëp cilat dalin nga ato dëshmi”, ceket në kumtesë.

Nga Prokuroria theksojnë se procedura hetimore kundër tre të dyshuarve do të vazhdojë për vepër penale vrasje. Para se të sillet vendimi publik-prokurorial, dy të dyshuarit të cilët ndodhen në paraburgim në Burgun Shkup do të sillen para prokurorit kompetent publik për të dhënë mbrojtjen e vet për këtë vepër penale.

Për të dyshuarin e tretë i cili ende është i pakapshëm do të shpallet fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Njëherit, prokurori kompetent publik gjatë procedurës hetimore, vazhdon tëp ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore, mes të cilave do të japë urdhër për ekspertizë mjekësore psikiatrike për të dy të dyshuarit.