Pasaporta e Maqedonisë këtë vit është radhitur e 41 sipas rëndësisë së saj, që matet me ate se në sa shtete mund të udhëtosh pa viza. Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtosh pa viza në 125 shtete.

Në rajon në vend më të mirë është radhitur pasaporta e Serbisë ku pa viza mund të udhëtosh në 130 shtete dhe radhitet në vendin e 36.

Më pas vjen Maqedonia, ndërsa pas Maqedonisë janë Mali i Zi në vendin e 43, Bosnjë – Hercegovina në vendin e 47, Shqipëria në vendin e 48 me 114 vende, 11 vende më pak se Maqedonia, Kosova në vendin e 96, pasi që mund të udhëtohet pa viza në 109 shtete.

Sllovenia dhe Kroacia si vende të BE janë ranguar më lartë në vendin e 9 dhe Kroacia në 16. Me pasaportën sllovene mund të udhëtoni në 180 shtete pa pasur të nevojshme të pajiseni me vizë.

Ky studim është bërë nga Henley Passport Indeks, ku Japonia mban vendin e parë, pasi që shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 189 shtete. Gjermania radhitet e dyta, dhe e treta Singapori. Në fund të listës janë Siria, Pakistani, Iraku dhe Afganistani./INA