Ja pasuria e kryeministrit të Qeverisë teknike

Kryeministri i Qeverisë teknike në Maqedoni, Oliver Spasovski, brenda 30 ditësh, duhet të paraqesë pyetësor të ri në Komisionin shtetëror për parandalim të korupsionit.

Marketing

Në pyetësorin të cilin ai e ka dorëzuar në Komisionin Antikorrupsion kur u bë Ministër në vitin 2017, ai në emër të tij ka deklaruar një shtëpi në Kumanovë prej 309 metra katrorë, me vlerë 7.3 milion denarë, e fituar si dhuratë, ka publikuar eMagazin.

Ai ka një makinë të tipit Peugeot 307, ndërsa në emër të tij ka deklaruar edhe vepra artisitke dhe artikuj koleksionimi me vlerë 260 mijë denarë. Ai po ashtu ka edhe një kredi prej 600 mijë denarë, që duhet të shlyej këtë vit.

Në emër të prindërve të tij, ka deklaruar tokë në Kumanovë dhe Staro Nagoriçane, një zabel prej 37.000 metrash katrorë në Staro Nagoriçane, i vlerësuar në 4.2 milionë denarë dhe një shtëpi 60 metra katrorë në Kumanovë, e vlerësuar në 1.2 milionë denarë.

Në emër të prindërve ka deklaruar edhe një Skkoda Fabia dhe makineri dhe pajisje të tjera. Në emër personal dhe në emër të prindërve ka deklaruar kartela për pagesës në denarë.