Ja për cilat 20 projekte angazhohet BDI për t’i realizuar në Gostivar

BDI, përmes qeverisë së Republikës së Maqedonisë vazhdon të inicon dhe realizon investimet kapitale në Komunën e Gostivarit përmes fondeve ndërkombëtare dhe ate përmes SECO, KFW Bank dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Marketing

Si rezultat i master planit të përgatitur dhe implementimit me sukses të fazës së parë, hapi i parë vazhdohet me fazën e dytë me dokumentacioent që kanë qenë të përgatitura dhe filluara nga Kryetari paraprak në 2016,
ju bëjm me dije se financohen projekte infrastrukturore nga mjetet e buxhetit të shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare për qytetarët e Komunës së Gostivarit në vlerë prej 5 miljon euro mjete të parapara në buxhetin e shtetit për 2018.

Do të vazhdohet me ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit faza 1 hapi 2 edhe atë:

1. Furnizimime paisje për zbulimin e rrjedhjes së ujit

2. Automjet për zbulimin e humbjes së ujit

3. Rezervari ri R3 me gypë përcjellës

4. Gypë përcjellës i ri DN300 HDPE nga Zona2 nga Rezervari R2 deri Banjic e epërme

5. Gypë përcjellës i ri DN300 HDPE nga zona2 nga Banjica e epërme

6. Gypë përcjellës i ri DN300 HDPE deri në Balin Doll

7. Ventilltë ri për rrjetin e distribuimit (3 ventill nga Cigllana dhe Fazaneria)

8. Zonim të ventilit në mes Zonës 2 dhe Zonës 3 dhe Balin Dolli

9. Rezervar i ri 900m kub R2 nga Zona 2 me qasje në rrugë

10. Gypë përcjellës i ri Rezervar R2 nga Zdunja në Forinë.

11. Gypë përcjellës i ri DN300 HDPE nga Zdunja në Forinë.

12. Gypë përcjellës i ri DN250/300 HDPE nga gypi kryesor deri në Banjic e Epërme.

13. Gypë përcjellës i ri DN80, DN100, DN125 dhe DN150 në Zhivko Brajkovski, Branko Stoev dhe Vardarska

14. Gypë përcjellës i ri DN100 HDPE në Drago Todorovski.

15. Gypë përcjellës i ri DN100 HDPE në mes Kej Vardarit dhe Banjeshnicës

16. Gypë përcjellës i ri DN80 në pjesën lindore të hekurudhës dhe pjesës jugore të lumit

17. Gypë përcjellës i ri DN100 HDPE në Mladen Simonoski

18. Gypë përcjellës i ri DN100 dhe DN150 HDPE në Boge Veljanoski

19. Gypë përcjellës i ri DN125 HDPE në Boris Kidriq.

20. Gypë përcjellës i ri DN125 DN150 HDPE në rrugën Balindoll deri në fshatin Çajlë.

21. Gypë përcjellës i ri DN100 dhe DN125 HDPE në Debresh

22. Shtrirjae rrjetit të shpërndarjes në Çegran dhe Forinë (DN100 HDPE gypa).

Duhet potencuar që projekti është vazhdimësi e vitit 2015/2016 kur u realizua faya e parë hapi i parë.
Këto janë invstime kapitale që i bën BDI për qytetarët e komunës së Gostivarit dhe që do aprovohet nga Këshilli komunal.

Qytrtarët meritojnë realizim të investimeve kapitale përkundër mosfunksionimit të udhëheqësisë aktuale që nuk realizon asnje projekt kapital.