Ja për sa rriten çmimet e cigareve në Maqedoni

Valë e re e çmimeve të cigareve në Maqedoninë e Veriut. Nga java e kaluar, një numër i madh i dyqaneve një pjesë të cigareve nga brendet e ndryshme po shiten më shtrenjtë për 5 deri 10 denarë.

Marketing

Informatën për shtrenjtimin e cigareve e kanë konfirmuar edhe disa tregtarë, ndërsa janë shtrenjtuar cigaret e llojit Pall Mall, Çesterfilld, Oriental, Bond dhe Mallboro.

Ende nuk ka informacione për rritjen e çmimeve të llojeve tjera të cigareve.

Në pajtueshmëri me planin për rritjen e akcizës, për disa vjet pritet që një paket cigare të kushtojë deri në 300 denarë.