Ja për sa rriten pagat minimale në Maqedoninë e Veriut

Paga minimale bruto do të rritet në 17.943 denarë, gjegjësisht 12.507 denarë në neto.

Marketing

Në pajtim me ligjin për pagën minimale, nga muaji prill do të fillohet me ndryshimin e pagës minimale, thonë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Për momentin paga minimale bruto është 17.370 denarë, gjegjësisht 12.165 denarë në neto. Me ndryshimet e fundit, paga minimale do të rritet për 573 denarë bruto gjegjësisht 342 denarë neto.

Sipas ligjit, paga minimale është në përputhje me një të tretën e rritjes së pagës mesatare, kostos së jetesës dhe produkteve të brendshëm bruto.

Për rritjen e pagës minimale mendimin e saj e dha sot edhe Këshilli Social Ekonomik, në të cilën përveç përfaqësuesve qeveritarë morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave dhe punëtorëve.

Marketing