Ja përgjigja e USHT për protestat e studentëve

Duke pasur në konsideratë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave studentore të Universitetit të Tetovës, por edhe të mbarë rinisë studentore në Republikën e Maqedonisë, si dhe në frymën e informimit të drejtë të opinionit publik, udhëheqësia e Universitetit të Tetovës e ndjek nga afër artikulimin e zërit studentor, i cili është një premisë e shëndoshë për rrjedhat e përgjithshme të proceseve shoqërore.

Marketing

Universiteti i Tetovës kurrë nuk ka hezituar dhe nuk do të hezitojë ta dëgjojë zërin studentor dhe të reflektojë për të mirën e studentëve dhe mbarë shoqërisë.

Deri më sot, ne i kemi vënë të gjitha mekanizmat, me të cilat disponojmë në frymën e kësaj filozofie, të trasuar nga rinia shqiptare dhe populli ynë fisnik përgjatë periudhave më të errëta historike për kombin tonë, i cili, si asnjë popull tjetër në historinë botërore, ka ndarë bukën e gojës dhe ka sakrifikuar qenien e vet, që edhe shqiptarët e Maqedonisë të mund të shkollohen në gjuhën e vet amtare dhe me këtë, të vihen themelet e mirëqenies së gjithëmbarshme shoqërore dhe kombëtare.

Marketing