Ja presidentët në inaugurimin e presidentit të pestë, Stevo Pendarovski

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kanë qenë prezent në inaugurimin e presidentit të pestë të vendit, Stevo Pendarovski.

Marketing

Ceremonia mbahet në Kuvend ku kanë ardhur dhe personalitete të tjera të shumta nga rajoni dhe vendi, dhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të trupit diplomatik. Ceremonia u ndoq nga ish-presidenti Branko Cërvenkovski dhe Georgi Ivanov, si dhe gruaja e ish-presidentit Boris Trajkovski, Vilma.