Ja pse BDI del e vetme në zgjedhje, flet Bujar Osmani (video)

Në ndërkohë që Maqedonia e Veriut u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare që do zhvillohen më 12 Prill ,përfaqësuesi i lartë i BDI së Bujar Osmani dhe njëherit edhe zëvendës kryeministër për Çështje Evropiane ka folur rreth asaj se përse partia më e madhe shqiptare do të hyjë e vetme në këto zgjedhje ,pra pa ndonjë koalicion me ndonjë subjekt tjetër shqiptarë informon Tetova sot.
Osmani thotë se në rradhë të parë ,vlerësimi i BDI -së është se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti politike.
“Nuk duhet të ketë një parti politike për shkak se kjo do sillte një situatë të monizmit,por më shumë se dy parti do fragmentonte tepër korpusin shqiptarë dhe do të dobësonte përfaqësimin e tyre në Parlament “ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BDI -së Osmani.

Marketing

Sipas tij nëse BDI deri tani është përfaqësuese e shqiptarëve në Qeveri,ka nevojë për një parti që do përfaqësojë frymën opozitare që të garojnë njëra me tjetrën.

“Prandaj ne vlerësuam se duhet të dalim vetë si parti më e madhe e shqiptarëve kurse i ftuam fraksionet e vogla opozitare që të bëhen bashkë në një koalicion,në një listë që mos përçajmë dhe mos fragmentojmë më tepër trupin politik shqiptar”u shpreh ai.

Osmani ka përmendur vitin 2016 gjegjësisht zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Atë kohë sipas tij partitë dolën me pesë ose gjashtë lista shqiptare dhe humbëm 10 deputetë.

Ai ka përmendur edhe takimet që bëhen tek Presidenti i shtetit ku në delegacione shkojnë dy parti maqedonase dhe gjashtë shqiptare thuajse ne këtu jemi 10 milion popull .

Kjo thotë Osmani është shumë e dëmshme për komunitetin shqiptarë këtu.

“Thirrja jonë është shumë e sinqertë që këto fraksione kryesisht që janë të dala nga partitë amë, të gjejnë mënyrën tejkalimit të ambicieve personale dhe karrieriste dhe të bëhen me një listë që të munden shqiptarët të kenë më shumë deputetë”ka deklaruar Bujar Osmani.

Balkan Talks me Franko Egro ne Euronews Albania!

Balkan Talks me Franko Egro ne Euronews Albania!

Publiée par Bujar Osmani sur Samedi 18 janvier 2020

Marketing